Bota13 Gusht 2022, 17:58

Roman Abramoviç zhvendos 7 jahtet luksoze në Turqi, për t’i shpëtuar sanksioneve; njihuni me flotën 1.6 miliardë paund të oligarkut rus

Shkruar nga Pamfleti

Oligarku dhe miku i Presidentit rus Vladimir Putin, ish presidenti i klubit londinez të “Çelsit” Roman Abramoviç, raportohet se ka zhvendosur përfundimisht flotën e tij të jahteve luksoze me vlerë prej 1.6 miliardë paund në Turqi, duke shmangur kështu konfiskimin e tyre nga sanksionet perëndimore.

Abramoviç, është përpjekur ti shpëtojë sanksioneve që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, kështu që vendosi të dërgojë flotën e tij detare të përberë nga 7 super jahte luksoze drejt Turqisë, dy prej të cilave arritën këtë javë në portin portin turk të Gocek.

ndërkohë 5 super jahtet e tjera të Oligarkut rus të cilat kishin mbërritur më herët në Turqi janë raportuar të lundrojnë në portin e Marmaris.

Por cilat janë jahtet super luksoze të Oligarkut rus, të cilat ndodhen tani më jashtë rrezikut të sanksioneve perëndimore.

 1. Solaris

Jahti u përfundua vitin e kaluar dhe besohet se ka kushtuar 430 milionë paund për t’u ndërtuar.

Solaris ka një gjatësi prej 140 metra dhe përmban tetë kuverta, si dhe një pistë helikopteri.

Jahti ka 48 dhoma, që strehojnë deri në 36 pasagjerë dhe një ekuipazh prej mbi 60 personash, ajo raportohet të ketë dy motorët më të avancuar, që e bëjnë atë jahtin më të fuqishëm në botë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

2. Eklipsi

Superjahti Eclipse , pas modifikimeve të bëra raportohet se kap vlerën 1 miliardë paund.

E ndërtuar në vitin 2010, më pas u restauruar plotësisht në 2015, për të përmbushur nevojat e një multimiliarderi me teka të mëdha

Në mënyrë të pabesueshme, jahti 168 metra i gjatë ka sistemin e vet të mbrojtjes raketore, e cila vepron në rast sulmi.

Ka 24 kabina për mysafirë, dy pishina, vaskë të nxehtë, një sauna dhe madje edhe një klub nate.

Gjithashtu ka një kinema, sallë konferencash, sallë lojërash për fëmijë, sallon flokësh dhe një mini-nëndetëse që mund të zhytet deri në 50 m.

3. Le Grand Blue

Me vlerë 135 milionë paund, Le Grand Bleu dikur ishte krenaria dhe gëzimi i Romanit.

Ajo mban deri në 20 të ftuar, çuditërisht jahti ka një numër varkash në bord.

Si p.sh një varkë me vela me gjatësi prej 22 metrash, një varkë me motor 20 metra e gjatë dhe dy varka të tjera në garazhin e saj të brendshëm.

4. Sussurro

Aktualisht në shitje për 16 milionë paund, me një gjatësi prej 50 metra mburret me gjashtë kabina luksoze që mund të mbajnë 12 mysafirë.

Me 15,000 kuaj fuqi të kombinuar, është i aftë të arrijë shpejtësinë 46 nyje.

5.Pelorus

E ndërtuar në vitin 2003, Pelorus 102 metra i gjatë ishte për pak kohë në pronësi të një biznesmeni nga Arabia Saudite përpara se Abramoviç ta merrte në duart e tij në 2004 dhe kushton rreth 270 milionë paundë

Një vit më vonë, ai ia dha hua legjendave të Chelseat, John Terry dhe Frank Lampard për dy javë si një bonus për ndihmën e klubit për të fituar Premier Leaguen e parë të Romanit si pronar.

Më pas në vitin 2007 ai lejoi Terry dhe gruan e tij Toni të shijonin muajin e mjaltit në bord.

-Gjithashtu Roman Abramoviç zotëron edhe dy jahtet të tjera Halo dhe Garcon, me një vlerë të kombinuar prej rreth 50 milionë paundësh të cilat mbërritën në Turqi këtë javë.

 

Bota #Jahtet Abramovic Superluksoze