Aktualitet 7 Maj 2018, 17:38

Romeo Kara: Izet Haxhisë i ofruan të jetonte në Australi, refuzoi për të bërë drejtësi në Shqipëri, dëshmitarit të v

Shkruar nga Pamfleti
Romeo Kara: Izet Haxhisë i ofruan të jetonte në Australi, refuzoi

Ish-Juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka zbuluar në studion e Report Tv ofertën që ai dhe një grup personash të tjerë i kanë bërë Izet Haxhisë, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, një ofertë që të shkonte dhe të jetonte në Australi bashkë me familjen e tij.

Sipas tij, ish-truproja i Berishës e ka refuzuar këtë ofertë dhe është treguar i gatshëm të përballet me drejtësinë në Shqipëri. Romeo Kara tha se procedurat për ekstradimin e Izet Haxhisë kanë nisur dhe sipas tij pritet vendimi i Gjykatës për ta konkretizuar zyrtarisht këtë hap.

‘Izet Haxhia që nga momenti kur postuar në FB, më ka lajmëruar edhe mua. Ka bërë një status të fundit disa javë më parë. Ndodhet në burg, por se ku nuk jam i sigurt. Janë plotësuar të gjtiha procedurat e ekstradimit, nuk kam dijeni a vjen nesër apo jo, por punohet nga momenti në moment për ardhjen e tij këtu.

Izet Haxhia është një nga iniciatorët e ngritjes së zërit të vërtetës në Shqipëri. Ai tashmë është bërë një fenomen. Nuk marr përsipër ta shpall të pafajshëm në lidhje me problemet që e kanë akuzuar, por marr përsipër të them, që ai është një person thellësisht i bindur të ecë në rrugën e të vërtretës e cila të çon te drejtësia.

Ai dhe familja e tij kanë një jetë të shkatërruar nga padrejtësitë. Ka qenë i vendosur vetë, të mos priste edhe katër vite që t’i parashkruhej akuza, iu dha mundësia për të jetuar i lirë në Australi. Unë dhe miqtë i mi i kemi mundësuar, me mundësitë tona modeste. Por ai është i vendosur të përballet me ata të cilët kanë manipuluar të vërtetën karshi tij.’

Kara tha se ai dhe Izet Haxhia janë në luftë të përbashkët me drejtësinë. “Në Shqipëri kemi të bëjmë me një luftë të hapur mes të keqes dhe të mirës. Fatkeqësisht e keqja ka fituar, njerëzit e moralshëm janë depresionuar. Izeti është nga ata njerëz që me besim në zot, ka marrë përsipër të përballet me të vërtetat e tij të ccojë deri në fund kërkesën e tij për drejtësi”.

Kara tha gjithashtu se Izet Haxhia nuk ka vënë kushte për ekstradimin, por sipas tij është detyrim ligjor që dëshmitarit për vrasjen e Azem Hajdarit t’i mbrohet jeta. “Izet Haxhia gëzon shëndet të plotë, është mirë edhe nga memoria, siç ështe dhe ish-shefi i tij”.

Aktualitet