Aktualitet29 Maj 2018, 23:07

Romeo Kara: Ja çfarë do i “fundosë” gjakpirësit e politikës

Shkruar nga Pamfleti
Romeo Kara: Ja çfarë do i “fundosë”

Në fushata elektorale ata u premtojnë zgjedhësve se do t’i zgjidhin hallet dhe problemet e tyre. Kur hyjnë në parlament debatojnë dhe kacafyten me njëri-tjetrin për varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve.Të paktën me atë që deklarohet zyrtarisht, ky parlament me 140 deputetë, kushton 150 milionë euro. Dhe pikërisht këto pasuri, sipas juristit Romeo Kara do të fundosin oligarkët shqiptarë.

Reagimi i plotë i juristit Romeo Kara

Shqiperia, vendi me i varfer ne Europe, ku popullsia si zgjidhje sheh vetem emigracionin, pasi vendi eshte zhveshur nga mjetet, drejtohet nga nje parlament milioneresh.

Eshte absurde, qe ky popull te shpresoje se politikanet milionere do te ndjekin dhe zbatojne politika te tilla fiskale, ekonomike dhe sociale, qe do te bejne te mundur rishperndarjen e pasurise, duke varferuar veten dhe pasuruar popullin.

Edhe pse, politikanet u munduan te fshehin pasurine reale te tyre, perseri ata nuk munden te fshehin thelbin e realitetit, qe ata nuk jane zedhenes te interesave te popullit, por plotesisht dhe pa perjashtim ata jane oligarkia vete dhe zedhenes vetem te interesave te tyre.

Gjakpiresit e politikes, deputetet milionere e miliardere, jane zoterues te pasurive te ketij populli, te perveresuara prej korrupsionit, grabitjes, vjedhjes dhe krimit.

Fakti qe oligarkia nuk po e mohon dot qenien e saj, po paralajmeron fundin e saj dhe te ketij sistemi te deshtuar politik. Historia do perseritet dhe ky sistem i korruptuar anarkik, patjeter qe do t’i lere vendin sistemeve realisht popullore, te ngritura mbi parimet e drejtesise.

Ky popull nuk mund te vazhdoje perjetesisht te lere shtepine e tij, se ashtu ia do interesi kesaj klase te felliqur politike.Ne do perballemi patjeter nje dite me problemin. Sa me shpejt, aq me mire.

Forum