
Romeo Veshaj ‘përballë’ Luiz Ejllit? Aktori i humorit pritet të hyjë në BBV
Duket se loja e BBV ka mbetur ‘në vend’, duke qenë se personazhet janë konsoliduar tanimë dhe publiku i njeh ‘me sy mbyllur’. Ndaj produksioni duket se ka menduar t’i vërë pak në lëvizje banorët, duke futur në shtëpi ‘elementë turbullues’.
Nëse në BBV1 spikatën Iliri dhe Donaldi, në këtë të 2-tin Luiz Ejlli është ‘kryefjala’.
Thashetheme lart-e poshtë qarkullojnë se për të patur një show më të ndezur, mund të futet në shtëpi Romeo Veshaj, që pritet të ketë ‘target’ kryesor, Luizin.
Ai ka zhvilluar takime me Sara dhe Lori Hoxhën, pikërisht për të diskutuar rreth mundësisë së hyrjes në BBV.
Thuhet gjithashtu se miqtë e kanë këshilluar që të mos hyjë, pasi Luizi është shumë para me lojën dhe kështu nuk do ishin në pozita të barabarta. Mbetet për t’u parë se cili është vendimi që do marrë Romeo, nëse e gjitha kjo nuk do mbetet vetëm në kuadër të thashethemeve.