Sport29 Shtator 2018, 13:26

Ronaldo bën Ronaldon: Çmimet “The Best”, mos mashtroni!

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo bën Ronaldon: Çmimet “The Best”, mos mashtroni!

Cristiano Ronaldo është egosit. Ai ka folur në lidhje me çmimet “The Best” dhe është treguar i sinqertë kur ka thënë se ai e ka merituar më shumë se Salah, çmimin Pushkash. “Çmimet individuale janë çmime, tashmë i kam disa të tilla. Loja e futbollit është për t’u fituar si ekip, para së gjithash, jo për të marrë çmime personale. Unë kam qenë në nivelin më të lartë për 15 vite dhe jam krenar për atë që kam bërë”.

Përveç kësaj, ai shfrytëzoi rastin (pesë ditë më vonë) për të përgëzuar ish-partnerin e tij te Real Madridi, Luka Modric, për fitimin e çmimit të lojtarit më të mirë të vitit. “Urime Modriçit për këtë çmim”, – ka qenë mesazhi i shkurtër i portugezit.

Gjithashtu, referuar “The Best” të FIFA-s, Ronaldo ka vlerësuar zgjedhjen e golit të Salah si më i miri i vitit. Egjiptiani i Liverpool mori çmimin “Puskas”, duke u vlerësuar përpara golit me roveshiatë, që CR7 e shënoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. “Salah e meritoi fitimin e çmimit “Puskas”, ishte një gol i mirë. Por, le të jemi të sinqertë, mos e mashtrojmë atë, goli im ishte më i miri”, – pohoi Cristiano Ronaldo.

Sport Cristiano Ronaldo Juventus