Sport 9 Shkurt 2023, 20:43

Ronaldo “ndez motorët” në Arabinë Saudite, ‘poker’ brenda 1 ndeshjeje, por realizon edhe golin e tij historik (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo “ndez motorët” në Arabinë Saudite,

Ronaldo “ndez motorët” në Arabinë Saudite, ‘poker’ brenda 1 ndeshjeje, por realizon edhe golin e tij historik (Video)

Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez i Al Nasri shënoi “poker” golash në transfertën e Al Uehda ku ekipi kryeqytetas dominoi falë formës spektakolare të luzitanit.

Me këtë realizim, Cristiano Ronaldo ngjitet menjëherë në kuotën e 5 golave, pasi ai  gjeti rrugën e rrjetës edhe një javë më parë me rrjetën që zhbllokoi këmbët e 5 herë “Topit të Artë”, paraqitjet e të cilit kishin nisur të hidhnin hijet e para të dyshimit rreth formës që ai po kalonte.

Përveç 4 golave, 38-vjeçari ka realizuar sonte golin numër 500 në karrierën e tij me klube. Tashmë janë 500 në karrierë të shpërndara kështu: Sportingu i Lisbonës 3, Mançester Juanjtid – 103, Reali i Madridit – 311, Juventus – 81, Al Nasri – 2. Portugezi ka qenë mjaft i kritikuar, teksa së fundmi kishte shënuar edhe në barazimin e Al-Nasri në sfidën e fundit të barazuar 2-2.

Ai është transferuar në Arabinë Saudite duke marrë kontraten më të madhe ndonjëhere në futboll me 200 mln euro në sezon dhe për këtë arsye ka pasur shumë kritika për këtë zgjedhje të bërë.

Me këtë fitore, Al Nassr ngjitet në kuotën e 40 pikëve me 3 diferencë nga ndjekësit e Al-Shabab pas 17 javëve kampionat në Arabinë Saudite.

500TH LEAGUE GOAL FOR THE GREATEST CRISTIANO RONALDO ??pic.twitter.com/tXP5bJ3JWs

— CristianoXtra (@CristianoXtra_) February 9, 2023

Sport Al Nasri Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez