Përfundon ndeshja e javës së 24 në Serinë A. Juventusi nuk ka mundur t’ia dalë përballë Veronës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Bardhezinjtë zhbllokuan shifrat në minutën e 49 me Kristiano Ronaldon. Portugezi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes së vendasve dhe pas një pasimi perfekt të Kiezës realizoi golin e avantazhit.
Në minutën e 77, Verona barazoi rezultatin me Barak, i cili finalizoi në mënyrë perfekte aksionin e ekipit vendas.
Gjithçka nisi nga këmbët e Zakanjit, i cili pasoi në krah për Lazoviç, me këtë të fundit që dhuroi një krosim perfekt, që me kokë nuk i dha asnjë mundësi portierit të Juventusit.
Me këtë barazim, Juventusi renditet në vendin e 3 me 46 pikë, ndërsa Verona renditet në vendin e 9 me 35 pikë.