
Ronaldo përballet me Mesin në shtëpinë e re të CR7, shuma e majme që do të përfitojë PSG-ja nga miqësorja e së enjtes
Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi do të përballen sërish të enjten, pas më shumë se dy vitesh. Të dy takohen në Riad të Arabisë Saudite, shtëpia e re e CR7.
PSG-ja do të përballet në një miqësore me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë nga klubi për të cilin Ronaldo nuk ka bërë ende debutimin e tij, Al-Nassr dhe nga Al Hilal. Ka pasur 2 milionë kërkesa për bileta për 68 mijë vende në stadium, por që janë shitur shumë shpejt.
Kampionët e Francës do të përfitojnë 10 milionë euro, me kushtin që Mesi, Nejmar dhe Mbape të luajnë, qoftë edhe për disa minuta. Për ekipin vendas kapiten do të jetë Kristiano Ronaldo.