Sport 8 Tetor 2022, 15:51

Ronaldo po jeton “muzgun” e karrierës, legjenda e Junajtid: CR7 të jetë i durueshëm, të presë mundësitë që do t’i ofrohen nga Ten Hag

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo po jeton “muzgun” e karrierës, legjenda e Junajtid: CR7

Ronaldo po jeton “muzgun” e karrierës, legjenda e Junajtid: CR7 të jetë i durueshëm, të presë mundësitë që do t’i ofrohen nga Ten Hag

Legjenda e Mançester Junajtid, Uejn Runi ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet ish-shoku i tij i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se CR7 duhet të përballet me të vërtetën brutale se ai nuk është lojtari që ishte. Ndër të tjera, trajneri i DC Junajtid e këshillon ish-yllin e Realit të presë mundësitë që do t’i ofrohen nga trajneri Erik Ten Hag.

“Kristiano dhe Mesi janë padyshim dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por në fund të fundit mosha na kap të gjithëve. Ai padyshim nuk është lojtari që ishte në moshën 22 apo 23-vjeçare. Është e vështirë për të. Duke e njohur Ronaldon e di që do të jetë shumë e vështirë të ulet në stol, por jam i sigurt se nëse ai qëndron i durueshëm, shansi i tij do të vijë dhe padyshim do të dijë t’i shfrytëzojë ato”, pohoi legjenda e Mançesterit.

Runi dhe Ronaldo kaluan një epokë të frytshme nën drejtimin e Sër Aleks Ferguson deri në vitin 2009, kur ylli portugez u transferua në Madrid.

Sport Kristiano Ronaldo legjenda e Mançester Junajtid Uejn Runi