
Ronaldo prek fundin, agjenti i CR7 ia ofron kartonin e tij Interit dhe Milanit, vjen përgjigja e 2 klubeve italiane
Kristiano Ronaldo duket se po përpiqet me çdo mënyrë të largohet nga Junajtid, me agjentin e tij Zhorzh Mendes që është duke punuar intensivisht për t’i gjetur portugezit një skuadër të re, ku në orët e fundit ka dalë në skenë dhe një lajm i bujshëm se kartoni i tij i është ofruar dhe dy klubeve të Milanos, Interit dhe Milanit.
BOOM!
Cristiano Ronaldo has been offered to Inter and Milan: rejected!
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) August 14, 2022
Ka qenë gazetari sportiv Tankredi Palmeri që e ka publikuar lajmin e bujshëm në “Twitter”, duke përmendur gjithashtu se dy klubet e kanë refuzuar këtë propozim nga ana e agjentit të portugezit.
Interi dhe Milani i kanë konsideruar kostot e operacionit si shumë të larta dhe nuk kanë dashur të investojnë te Ronaldo që së shpejti do të mbushë 38-vjeç, me portugezin që duhet të vazhdojë kështu kërkimin për skuadrën e re.
Megjithatë edhe këtë herë portugezi ka marrë përgjigje negative, pasi asnjëra prej tyre nuk dëshiron ta ketë 37-vjeçarin në skuadër. Paga prej 25 milionë euro në sezon që Ronaldo përfiton rëndon në arkat e dy klubeve italiane. Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i CR7 deri në përfundimin e merkatos.