
Ronaldo “show” me skuadrën e Al Nassr, CR7 debuton me fitore në Arabinë Saudite (Video)
Kristiano Ronaldo më në fund ka bërë debutimin si futbollisti më i ri i Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite. Ylli portugez është pritur në një stadium të tejmbushur që dëshironte ta shihte në veprim dhe ai ka zbritur në fushë me shiritin e kapitenit në krah që nga minuta e parë në sfidën ndaj Al Ettifaq.
Por debutimi i tij ka qenë përgjysmë i lumtur, pasi nga njëra anë skuadra fitoi, por nga ana tjetër ai vetë nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Portugezi në fakt ishte protagonist në aksionin e golit të vetëm të sfidës, që siguroi suksesin 1-0 të skuadrës së tij dhe e ktheu në kreun e renditjes së kampionatit.
Ronaldo ended him ? pic.twitter.com/xH2BoUSuT5
— ?️?? (@erlingtxt) January 22, 2023
Por ai ishte protagonist i pavullnetshëm, pasi nuk ia doli të devijonte me kokë topin që ishte harkuar drejt tij në zonë, teksa pas krahëve erdhi Taliska, i cili goditi siç duhej dhe çoi topin në rrjetë.
Më pas, Ronaldo u mundua disa herë të shënonte, por e kishte të vështirë të gjente hapësirat, i rrethuar gjithmonë nga shumë kundërshtarë. Gjithsesi, ai në fund festoi bashkë me shokët e skuadrës këtë sukses të parë, duke shtyrë takimin me golin në ndeshjet e mëvonshme.
? Ronaldo sends defender with mind blowing skills pic.twitter.com/9nKokLbMmX
— RONALDO FC (@zach04496) January 22, 2023