Sport 8 Gusht 2018, 15:46

“Ronaldo te Juventusi? ‘Zonja’ fitoi lotarinë kombëtare”, – deklarata e rivalit të urryer

Shkruar nga Pamfleti
“Ronaldo te Juventusi? ‘Zonja’ fitoi lotarinë

Ronaldo thyen rekordin e parë te Juventusi, “fluturojnë” fanellat brenda 24 orëve

Ish-sulmuesi i Interit, Juventusit dhe Milanit, Christian Vieri, ka dhënë një deklaratë interesante për kalimin e Cristiano Ronaldos te “zonja e Vjetër”.

“Transferimi i Ronaldo-s në Itali? Për Juventus është si të kishte fituar lotarinë. Ka qenë një goditje e pabesueshme, ata kanë marrë më të mirin, nuk ka fjalë. Vetëm fakti që Cristiano ka pranuar të vijë në Itali tregon sa e madhe është Juventus. Seria A do të jetë më e bukur dhe më tërheqëse”, ka vazhduar ish-futbollisti.

Ai foli dhe për Interin  e tij. “Luciano Spalletti është një trajner i madh, më pëlqen mënyra si i kontrollon skuadrat e tij. Zikaltrit po krijojnë një grup të mirë dhe kanë bërë lëvizje të mira edhe në merkato. Besoj se nuk është mbyllur akoma. Inter duhet të luajë gjithmonë në Champions League, nuk mund të ndodhë ndryshe”.

Nuk mund të mungonte as analiza për Milanin. “Higuain ka qenë një blerje e madhe. Kuqezinjtë kishin nevojë për një sulmues që të ishte gati. Një super blerje! Më pas, ata kanë edhe shumë lojtarë të rinj në ekip, mbrojtja është pothuajse e gjitha italiane dhe me shumë perspektivë… Me pak fjalë, edhe Milan duhet të kthehet shumë shpejt në nivele të caktuara Do të kemi një kampionat argëtues dhe një luftë të çmendur për zonën Champions”, – ka thënë Vieri.

Sport Christian Vieri Cristiano Ronaldo Juventus