
Ronaldo trazoi botën me transferimin tek Al Nassr, legjenda shkodrane rrëfen kujtimet si “sheik”
Kristiano Ronaldo ndryshoi faqen në karrierën e tij duke u transferuar tek ekipi i Al Nassr në Arabinë Saudite.
Klubi i sheikëve, që ka rrëmbyer vëmendjen e mbarë botës, nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi dikur pjesë e këtij ekipi ka qenë legjenda shkodrane, Hysen Zmijani, madje ka arritur të shpallet edhe 2 herë kampion.
Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Zmijani kujton kohën kur ishte pjesë e Al Nassr teksa shkruan:
Disa kujtime nuk shuhen kurre Alnassr Fc .30 vite me pare, kam firmosur me Al-Nassr. Te qenit pjese e ketij klubi ka qene nje eksperience shume e bukur ne karrieren time ku ne 2 vite qe kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995 ?). Me gezon te shoh kete klub duke bere tituj ne mbare boten me lojtarin e tyre me te ri Cristiano Ronaldo. Jam krenar qe kam qene pjese e ketij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadres sukses!