Sport 6 Nëntor 2022, 18:01

Ronaldon e braktisin nervat pas humbjes me Aston Vilën, shikoni sherrin që portugezi bën me mbrojtësin anglez (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldon e braktisin nervat pas humbjes me Aston Vilën, shikoni sherrin

Ronaldon e braktisin nervat pas humbjes me Aston Vilën, shikoni sherrin që portugezi bën me mbrojtësin anglez (Video)

Mançester Junajtid pësoi një humbje shokuese përballë Aston Vilës në transfertë me rezultatin 3-1. Për këtë sfidë, trajneri Erik Ten Hag, kishte zgjedhur që të aktivizonte si kapiten Kristiano Ronaldon, por gjërat nuk shkuan ashtu siç portugezi i priste.

Në minutën e 60’, portugezi pati një përplasje me mbrojtësin anglez, Tajron Mings, e cila u bë më e ashpër seç pritej.

U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të ndarë dy lojtarët nga njëri-tjetri.

Gjithashtu ky rast u hap dhe me VAR për një penallti të mundshme për Mançester Junajtid, ose një karton i kuq për Ronaldon, por që më pas nuk u vendos asgjë.

Sport Kristiano Ronaldo ylli portugez