Sport 7 Shtator 2019, 23:04

Roshi bën “mia culpa”: Pësuam dy gola për fajin tim!

Shkruar nga Pamfleti
Roshi bën “mia culpa”: Pësuam dy gola për fajin tim!

Odise Roshi u aktivizua si mbrojtës krahu në sfidën e sotme ndaj Francës. Paraqitja e tij nuk ishte më e mira e mundshme, teksa futbollisti pas ndeshjes u shpreh:

“Ne kemi bërë një ndeshje jo të mirë, me 2 gabimet e mija që pësuam 2 gola. Të gjithë çunat bënë maksimumin. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kundër Islandës. Ta harrojmë Francën!

Gjithmonë mua më keni parë në sulm, por sot luajta në mbrojte, për shkak të sistemit. Është e vështirë të luash kundër Francës në atë pozicion. Të marrim një rezultat sa më të mirë kundër Islandës dhe ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje”, u shpreh Roshi për “RTSH”.

Sport