Sport16 Shtator 2019, 21:48

Roshi vazhdon me gola, por s’mjafton për ekipin e tij

Shkruar nga Pamfleti
Roshi vazhdon me gola, por s’mjafton për ekipin e tij

Odise Roshi nuk ka mjaftuar për t’i dhënë pikë Akhmat Groznyt në transfertën e vështirë në fushën e Rostovit. Skuadra e qytetit të rajonit të Çeçenisë ka shpërdoruar një mundësi të mirë pasi e mbylli pjesën e parë me fitore 1-0.

Në 45′ e dyta, vendasit realizuan dy gola teksa Akhmat e mbylli me dhjetë futbollistë. Në fushë zbriti edhe Bernard Berisha në minutën e 64′. Sakaq, Roshi luajti 90′ dhe shënoi me penallti.

Sport