Sport28 Korrik 2018, 17:29

Rrëfimi i Pep Guardiolës / Ja çfarë thotë spanjolli për Bayern Munchen

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfimi i Pep Guardiolës / Ja çfarë thotë spanjolli

Pep Guardiola është një trajner shumë i suksesshëm dhe ka fituar kudo që ka shkuar. E nisi karrierën me skuadrën e Barcelonës, ku revolucionoi futbollin dhe na prezantoi me filozofinë “Tiki-Taka”. Trofe të panumërt dhe dominim total në Evropë nuk i mjaftuan strategut spanjoll, që vendosi ta vazhdojë filozofinë e tij edhe te Bayern. Nuk ishte i suksesshëm në Evropë, por në Gjermani vendosi rregull absolut, duke fituar gjithçka.

Tashmë trajner i Manchester City, Pep ka fituar edhe kampionatin anglez dhe është gati për sezonin e tretë në drejtimin e “Qytetarëve”.

 “Kam pasur nderin të jem një herë në jetën time trajneri i Bayern Munich. Ishte një ëndërr,” shprehet tekniku katalanas.“E mbaj mend akoma ditën që Bayern më telefonoi për të më pyetur nëse do të isha gati të shkoja në Munich. Ishte një moment ‘Ëoë’!” rrëfen Guardiola.

 “E kam akoma apartamentin në Munich, si dhe shumë miq, shkoj shpesh në Munich për t’i takuar. Edhe familja ime është e lumtur aty, diçka shumë e rëndësishme për mua. Ka qenë një ëndërr të isha trajneri i Bayern. Nuk do të them kurrë një fjalë të keqe për klubin. Bayern ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime.”

Sport Pep Guardiola