Bota27 Shtator 2022, 22:16

Rrëfimi i ushtarit rus nxjerr zbuluar Putinin, rekrutët dërgohen në vijën e parë të luftës pas asnjë lloj trajnimi

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfimi i ushtarit rus nxjerr zbuluar Putinin, rekrutët dërgohen

Të rinjtë rusë që po dërgohen me dhunë në frontin e luftës, nuk kanë asnjë trajnim për të luftuar.

Një ushtar rus ka treguar se ata janë dërguar direkt në front, pa ju dhënë asnjë lloj instruksioni.

Javën e kaluar, Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, si pjesë e planeve për të rekrutuar deri në 300,000 trupa shtesë.

Mark Krutov, korrespondent i Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty, i cili është përshkruar si “një nga gazetarët kryesorë investigativë në Rusi”, ka postuar në Tëitter një video të një ushtari rus i cili u mobilizua së fundmi. Ushtari i paidentifikuar u dërgua në “regjimentin e parë të tankeve”, por ka pohuar se ata po dërgohen në Kherson në Ukrainën jugore – një zonë që ka pasur luftime të ashpra – pa ndonjë trajnim bazë.

“Përshëndetje të gjithëve, regjimenti i parë i tankeve është këtu. Na u tha zyrtarisht se nuk do të kishte asnjë stërvitje para se të dërgoheshim në zonën e luftës. Komandantët e regjimentit e konfirmuan këtë”, tha ai.

? Here's a video of a Russian soldier who was mobilized recently. He was sent to the "1st tank regiment" (probably 2nd Guards Motor Rifle Division) and says they will be sent to Kherson in 2 days without any basic training. I found his VK and reached out to him. pic.twitter.com/CRH5Ht8OOK

— Mark Krutov (@kromark) September 27, 2022

Bota Putin ushtare