alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rrëfimi rrëqethës nga SHBA i profesorit të persekutuar: Motra ime 14- vjeçare përdorej në vend të kalit për tërheqje të karrocës

02/04/2018, 16:37
ne Dossier
A A
Rrëfimi rrëqethës nga SHBA i profesorit të persekutuar: Motra ime 14- vjeçare përdorej në vend të kalit për tërheqje të karrocës

Rrëfimi rrëqethës nga SHBA i profesorit të persekutuar: Motra ime 14- vjeçare përdorej në vend të kalit për tërheqje të karrocës

Profesor Sami Repishti, njeriu simbol i përndjekjes komuniste në Shqipëri, dëshmon tmerrin e kampit të Tepelenës, përjetuar nga nëna e tij, motra 14-vjeçare dhe vëllai 12 vjeç. Repishti jeton sot në SHBA në moshën 92-vjeçare, por ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe në një komunikim me kryeredaktorin e gazetës “Panorama”, e quan prof. Pëllumb Xhufin një figurë tragjike, simbol i mendjeve të mbyllura që në Europë kanë shkuar deri aty sa të mbrojnë edhe krimet nazifashiste.


-Lexo edhe:

Gazetari i ekonomisë që u bë guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë: Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti

“Si e ngriti Enver Hoxha rrjetin e spiunazhit në Kosovë”: Historiani i njohur zbulon prapaskenat

Në 27 mars 1968, profesor Repishti i ka dërguar një letër ministrit francez të Shtetit të Ngarkuar me Çështjet Kulturore, Andre Malraux, ku i përshkruan me detaje torturat dhe persekutimin në kampe e burgje për 14 vjet (1945-1959) derisa është arratisur nga Shqipëria.

KOMUNIKIMI I PLOTE ME E-MAIL I KRYEREDAKTORIT TË “PANORAMA” ME PROF. SAMI REPISHTI

Përshëndetje profesor Repishti,

Besoj se i keni ndjekur debatet këtu në Shqipëri për kampin e Tepelenës. Autoriteti Shtetëror për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka propozuar që ky kamp të shpallet muze i represionit komunist, por një historian i njohur dhe me peshë në Shqipëri, Pëllumb Xhufi, e ka kundërshtuar këtë nismë duke publikuar disa dokumente të CIA-s dhe argumenton se aty nuk ka pasur represion.

Sipas tij, në atë kamp në vitet 1948 deri në 1953 janë zhvendosur familjet e të arratisurve politikë nga veriu, që vinin në Shqipëri dhe ushtronin terror. Nuk e di nëse keni diçka për të thënë për këtë çështje dhe sidomos për një tendencë, që po shfaqet hapur këtu për të mohuar krimet e komunizmit.

Me respekt të lartë për ju, Robert Rakipllari

I ndereumi Z. Rakipllari

Lexova me shqetësim mesazhin tuej. Nuk ishte i pari, por kur vjen nga ju merr nji karakter ma te theksuem. Familja ime, Nana 60- vjeçare, motra 14-vjeçare dhe vëllau 12- vjeçar kane kalue dy vjet ne atë kamp.(1949- 51) Simbas tregimeve të tyne, “kanë heq të zezën e ullirit”, qoftë nga pikëpamja e trajtimit, mungesa e ushqimit, të ftohtit të padurueshëm dhe erën e Tepelenës (Veliqot) dhe sidomos vdekjet pothuejse të përditshme nga plasja e mbeturinave të ushtrisë, bomba e municione të pazbulueme, viktima të të cilave kanë qenë zakonisht femijte qe luenin ose gratë, që ndeznin zjarrin për të gatuar diçka për të ngranë.

Bomba pëlciste dhe çdoherë kishte të vramë e të plagosun. Kjo ngjiste sidomos me familjet e malësive te Veriut. Simbas thanjeve të Nanës, pastë dritë, nuk ka familje malësore -sidomos nga Mirdita,- që nuk ka humbë nji, dy ose ma shumë fëmijë nga ajo që kanë jetue e vuejtë në Tepelenë. Mbas dy vjet qëndrimi, Nana ashtë amnistue, por nuk kishte harrue asgja nga ajo që kishte pësue në Tepelenë.

Motra ime 14-vjeçare ashtë përdorë në vend të kalit për tërheqje të karrocës së ushqimit për oficerët e policët e kampit, bashkë me nji vajzë moshatare shkodrane. Në lidhje me prof. Pllumb Xhufin dhe deklaratat e tij, unë mendoj se ai ashtë nji figure tragjike, simbol i mendjeve të mbylluna, i paaftë me dalë jashtë rrethit vicioz ku e ka hjedhe fanatizmi i tij, rezultat i indoktrinimit në shoqëni dhe familje.

I zanë rob në këtë situatë, ai lufton kundër çdo përpjekjeje me e nxjerrë nga “robënia” ku ka mbetë. Nji fatkeqësi që e kanë pësue shumë të tjerë në Europë e në botë, sidomos me krimet nazifashiste. Kam shumë dëshirë të shkruej diçka për këtë subjekt, por jam i lodhun, me të vërtetë i lodhun.

Ju uroj shumë shëndet e çdo të mirë!

Sami Repishti

PS. Po të dëshironi, mund të botoni të plotë letrën time dërgue ministrit e shkrimtarit të madh francez, Andre Malraux, më 1968. Do ta gjeni të plotë korrespondencën në librin: Sami Repishti: “Dialektika e Rendit dhe e Rebelimit tek Andre Malraux”. Përkthye nga Fotaq Andrea, Tiranë, Onufri) SR

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Gazetari i ekonomisë që u bë guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë: Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti
Dossier

Gazetari i ekonomisë që u bë guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë: Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti

15/05/2022, 13:40
“Si e ngriti Enver Hoxha rrjetin e spiunazhit në Kosovë”: Historiani i njohur zbulon prapaskenat
Dossier

“Si e ngriti Enver Hoxha rrjetin e spiunazhit në Kosovë”: Historiani i njohur zbulon prapaskenat

04/05/2022, 12:52
Lufta e Shkodrës përmes 1 ditari anonim! Historiani rrëfen të vërtetat për Hasan Riza Pashën dhe Esat Pashë Toptanin; si ndikoi konflikti me Ismail Qemalin në shtrembërimin e historisë
Dossier

Lufta e Shkodrës përmes një ditari anonim!

01/05/2022, 19:53
Dossier

Si e ngriti Enver Hoxha rrjetin e spiunazhit në Kosovë dhe qëllimi i vjeljes së informacioneve nga Jugosllavia

28/04/2022, 18:17
Spiuni sovjetik që mbajti në pushtet Enver Hoxhën
Dossier

Spiuni sovjetik që mbajti në pushtet Enver Hoxhën

24/04/2022, 21:27
“Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, pasi u arratis në Greqi…”!- zbardhen dëshmitë e rralla
Dossier

“Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, pasi u arratis në Greqi…”!- zbardhen dëshmitë e rralla

24/04/2022, 16:25
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Kur "çerrat" e Monës dhe Lulit bëjnë sikur u plas për popullin. Shikoni si tallen me ne

Messit i duhet botërori qe të arrijë Maradonën dhe Pelen

Messit i duhet botërori qe të arrijë Maradonën dhe Pelen

Lajmi i Dites

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

20/05/2022, 19:17

Lajmet e fundit

Kosova pjesë e KiE? Austria mirëpret kërkesën për anëtarësim: Duhet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë

Kosova pjesë e KiE? Austria mirëpret kërkesën për anëtarësim: Duhet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë

21/05/2022, 8:17
Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

21/05/2022, 8:07
U akuzua për ngacmim seksual, Elon Musk sfidon mikeshën e stjuardesës që pretendon se e panë ‘të ekspozuar’

U akuzua për ngacmim seksual, Elon Musk sfidon mikeshën e stjuardesës që pretendon se e panë ‘të ekspozuar’

21/05/2022, 7:59
Ushtria ruse pretendoi se ishin dorëzuar, Zelensky: Djemtë në uzinën Azovstal, morën sinjal nga komanda ushtarake!

Ushtria ruse pretendoi se ishin dorëzuar, Zelensky: Djemtë në uzinën Azovstal, morën sinjal nga komanda ushtarake!

21/05/2022, 7:46
Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

21/05/2022, 7:38
Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

21/05/2022, 7:29
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Këto orë po flitet shumë për pjesën e dytë të dosjes së SPAK, e cila ka të bëjë me rrëfimin e “pentitos” mbi lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës së lartë.
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #nuredindumani #spak #edirama #politik
  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In