Bota27 Dhjetor 2018, 11:52

Rrëmbehet biznesmeni i njohur i lidhur me diplomatët, katër persona të maskuar u fusin me forcë në makinë dhe zhduken

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbehet biznesmeni i njohur i lidhur me diplomatët, katër

Rrëmbehet biznesmeni i njohur i lidhur me diplomatët, katër persona të maskuar u fusin me forcë në makinë dhe zhduken

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një biznesmen i njohur raportohet se është rrëmbyer. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në Pire.

Sipas mediave fqinje, biznesmeni si çdo ditë po shkonte në punë, kur është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volkswagen’.

E gjithë skena në fjalë ka ndodhur para kalimtarëve të rastit, të cilët u bënë dëshmitarë të rrëmbimit, që i ngjante një skene të një filmi hollivudian.

Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion apo telefonatë akoma nga askush. Mësohet se biznesmeni N.M. është tepër i njohur në Greqi, familja zotëron biznesin më të njohur të produkteve pa tatime që kryesisht furnizojnë ambasadat dhe njësitë shitëse të zonave kufitare.

Rajoni Biznesmeni grek