
Kryeministri Edi Rama sulmoi shumë fort ish-kryeministrin Berisha. Duke folur nga Dibra, ai tha se Berisha është rrenacaku më i madh që mban vendi.
Po ashtu ai tha se Berisha është tërësisht në shërbim të planeve destabilizuese të Moskës. Rama e sulmoi edhe për shifrat që nxori Berisha për udhëtimet me Charter.
“Hiena si këta thonë që po rritet energjia dhe hajdeni të bëjmë kaos. Mos harroni që “non grata” s’ka lidhje me lubrat. Nuk është çështje e një hiene që ka ngordhur me kohë dhe kujton se është gjallë. Është pjesë e një plani për të goditur çdo vend që është kundër Rusisë. Prandaj duhet të shihni vijën logjike. Nuk është se u ngrit i vdekuri nga varri se ju prek dinjiteti. Cili dinjitet? Çfarë dinjiteti mund të ketë një gënjeshtar patologjik. Rrenacaku më i madh i historisë. Si mund të ketë dinjitet rrenacaku më i madh që ka pjellë toka shqiptare. Një farë burri që çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Është një shërbëtor i forcave më jo dashamirëse ndaj vendit”, tha ai.