
Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali ka shkuar në shtatë persona, mes të cilëve janë edhe tre fëmijë.
Përmbytje dhe rrëshqitje të dherave kanë përfshirë zonë në Casamicciola në Ischia që nga dita e djeshme si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm dhe motit të keq.
Sipas mediave aktualisht 167 persona janë evakuuar, 15 deri në 30 shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitet e dheut, ndërsa 5 persona përfshirë dhe dy të mitur mbeten ende të zhdukur që nga dita e djeshme.
Ndërkohë, qeveria u mblodh sot në Palazzo Chigi dhe dha një përgjigje të menjëhershme për Ischia-n duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndau, me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile, dy milionë eurot e para për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që do të zgjasë një vit.
Ndarja e parë, shpjegoi ministri Nello Musumeci, “të tjera do të pasojnë sapo të kemi një studim të dëmit dhe nevojave imediate. Arsyetimi për planin e rindërtimit është i ndryshëm, i cili do të ketë të bëjë me strukturat publike dhe private“.
Kërkimet për të zhdukurit e tjerë kanë vazhduar gjatë gjithë mëngjesit. Në punë janë edhe zhytësit të cilët po kontrollojnë ujërat pranë portit me shpresën për të identifikuar trupat e tërhequr zvarrë në det nga dhuna e baltës dhe mbeturinave.
“Kërkimet nuk do të ndalen derisa të sqarohet e gjithë situatat”, tha prefekti i Napolit, Claudio
Ekipet e shpëtimit ishin në punë gjatë gjithë natës në Casamicciolame me shpresën për gjetjen e të zhdukurve nga rrëshqitja e dheut që rrëmbeu makina dhe shtëpi, duke përmbytur me baltë lagje të tëra. Edhe pse era e fortë që fryn në ishull i vështirëson operacionet, aktivitetet vazhdojnë.
Operacionet e pastrimit të rrugëve vazhdojnë përmes Monte della Misericordia dhe të gjithë udhëkryqeve të lidhura. Karabinierët kryen kontrolle kundër plaçkitjes për të mbrojtur shtëpitë tashmë bosh.