Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është pozicionuar hapur krah Sali Berishës, në luftën për kryesimin e PD-së mes tij dhe kryetarit aktual, Lulzim Basha.
Teksa 16 ditë mbeten deri në thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga Berisha, Oerd Bylykbashi është tha me bindje se në 11 dhjetor do të vijë shkarkimi i Lulzim Bashës si edhe ndryshohet statuti i partisë.
“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar. Pasi verifikohet kuorumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,-tha Bylykbashi, i ftuar në një emision televiziv.