Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaron se Rusia dhe Bjellorusia duhet të “marrin masa urgjente të përbashkëta” për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse në mes të luftës në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Shoigu i tha homologut të tij bjellorus që: “Rrethanat diktojnë nevojën për të marrë masa urgjente të përbashkëta për forcimin e aftësive mbrojtëse të shtetit të bashkimit, rritjen e gatishmërisë luftarake të grupimeve të trupave dhe të sistemit të unifikuar rajonal të mbrojtjes ajrore”.
Bjellorusia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë, është i vetmi vend evropian që ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj, raporton Skynews.