Aktualitet29 Janar 2023, 10:55

Rrethrrotullimi që merr jetë, banorët e Elbasanit protestojnë për mungesën e mbikalimeve dhe ndriçimit

Shkruar nga Pamfleti
Rrethrrotullimi që merr jetë, banorët e Elbasanit

Rrethrrotullimi që merr jetë, banorët e Elbasanit protestojnë për mungesën e mbikalimeve dhe ndriçimit

Në unazën e qytetit të Elbasanit, ku u aksidentua për vdekje një 20-vjeçar, disa banorë po protestojnë për shkak të mungesës së mbikalimeve e nënkalimeve, pasi është bërë shkak për aksidente fatale. Në shenjë proteste banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse.

Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre. Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi.

Pak ditë më parë u përplas për vdekje 20 vjeçari Fiori Sula nga makina e drejtuar nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari, teksa tentonte të kalonte në vijat e bardha në aksin Elbasan-Librazhd, që është njëkohësisht dhe unaza e qytetit të Elbasanit.

Ndërsa në segmentin Elbasan-Metalurgji, një muaj më parë vdiq në aksident një tjetër këmbësore.

Protestuesit kërkojnë që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment rrugor me rrezik për jetën e këmbësorëve.

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht edhe qarkullimin. Në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë viteve të fundit ka pasur aksidente të shumta. Protestuesit kanë sugjeruar ndërtimin e një nënkalimi në Unazën Jugore.

Aktualitet #proteste banoret #rrethrrotullimi Elbasan