Sport22 Shkurt 2022, 17:23

“Rrezikojmë të mbetemi jashtë”, Edi Reja paralajmëron Italinë

Shkruar nga Pamfleti
“Rrezikojmë të mbetemi jashtë”, Edi Reja

“Rrezikojmë të mbetemi jashtë”, Edi Reja paralajmëron Italinë

Edi Reja, ashtu si të gjithë italianët, janë jo pak të shqetësuar për fatet e përfaqësueses “Axurre”, në një kohë kur kualifikimi për në Botëror, kalon më parë nga Maqedonia e Veriut, më pas mund të gjejnë Portugalinë në hapin final. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare:

I shqetësuar për Italinë? Po, sepse të gjithë mendojnë për Portugalinë, por harrojnë që fillimisht është Maqedonia e Veriut, duhet të bëjmë llogaritë me të. Këtë e di shumë mirë Mançini, kam dëgjuar se i ka vendosur të gjithë në alert. Duhet të shkojmë të përgatitur në “playoff”, nëse jo rrezikojmë të mbetemi sërish jashtë Botërorit”, theksoi Edi Reja.

Sport Edi Reja Italia trajneri i Kombëtares Shqiptare