Politike 3 Korrik 2022, 19:34

Rrezikon burgun, Salianji konfirmon pjesëmarrjen në gjyq për çështjen “Babale”

Shkruar nga Pamfleti
Rrezikon burgun, Salianji konfirmon pjesëmarrjen në gjyq për

“Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë.”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një takim që ka mbajtur me stukturat e selisë blu në Korçë, ka konfirmuar pjesëmarrjen në gjyqin  e ditës së hënë të çështjes “Babale”.

Ai ka sqaruar objektivat dhe direktivat e kësaj proteste e cila do të zhvillohet përpara Kryministrisë ditën e enjte. Pasi ka bërë të qarta arsyet se përse të pranishmit duhet të ishin pjesë e protestës së thirrur Berisha, ka folur edhe për çështjen “Babale” për të cilën ai duhet të paraqitet në gjyq.

Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty por tani fokusi është te protesta, organizimi i qytetarëve. Shumica e grupit parlamentar ka shprehur qëndrimin se do jetë pjesë e protestës”, ka deklaruar ai.

Politike Çeshtja Babale Ervin Salianji