Politike 4 Shkurt 2023, 12:34

Rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Berisha kërcënon KQZ: Gjykata ka folur, nuk do lejojmë asnjë makinacion

Shkruar nga Pamfleti
Rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Berisha kërcënon KQZ:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar KQZ që të mos regjistrojë në zgjedhje grupin e Alibeajt. Për sa kohë Apeli nuk ka folur, Berisha nuk hyn dot në zgjedhje, por ai gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, tha se i takon atij të regjistrohet në zgjedhje.

Këtu gjykata, ka vendosur në mënyrë të qartë se Kongresi i 11 dhjetorit është legjitim se satuti, vula, sigla e flamuri janë të gjitha të 11 dhjetorit për PD. Rama nuk lejoi regjistrimin e këtij vendimi. Rama ndërhyri të shpallë palë për herë të parë në histori atë që nuk ishte palë, pra Alibeajn pas vendimit të gjykatës pale. Këto janë makinacone që kanë një synim nga Rama. Pasi dështoi të marrë peng PD, dështoi në rrënimin e PD të Berishës me lobimin mafioz të FBI të Soros, dështoi me shkurajimin e demokratëve për të ndjekur të vërtetën, mendon se mund ta përjashtojë me këtë mekanizëm. Rama do përballet me gjithë fuqinë e kësaj partie e kjo parti do dalë fitimtare nga këto zgjedhje”, tha ai.

Berisha u shpreh më tej se Alibeaj nuk mund të apelonte vendimin dhe të bëhej palë. Sipas tij, duhej që të kishte hapur proces tjetër gjyqësor.

Politike Berisha PD zgjehdje