Aktualitet 2 Korrik 2022, 08:36

Rrezikonte mbytjen, shpëtohet jahti luksoz me turistë të huaj në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Rrezikonte mbytjen, shpëtohet jahti luksoz me turistë të huaj

Një jaht luksoz është shpëtuar mbrëmë nga kapiteneria e portit të Durrësit pasi rrezikonte mbytjen pas një avarie të pësuar.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, mbrëmjen e djeshme është marrë një sinjal nga jahti “Dartista 07”, i cili ndodhej rreth 20 milje nga Divjaka, duke kërkuar ndihmë pasi nuk i punonte motorri.

Personat në bord kërkuan ndihmë pasi ndërsa nata po pushtonte Adriatikun, jahti u përball me probleme në motorr.

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës bën me dije se me të marrë njoftimin se jahtit nuk i punon motorri dhe se rrezikoheshin të paktën 3 persona, është urdhëruar dhënia e ndihmës për mjetin lundrues dhe personat në rrezik mbytjeje.

“I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e tij. Një falenderim Kapitenerisë Portit ëdhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për këtë operacion shpëtimi”, thotë Drejtoria e Përgjithshme Detare në njoftimin e saj.

Aktualitet #Dartista 07 Durrës