Bota 6 Maj 2022, 21:09

Rreziku i luftës bërthamore, eksperti: Vartësit nuk do i bindeshin Putinit, rrezikojnë një Nuremberg të dytë

Shkruar nga Pamfleti
Rreziku i luftës bërthamore, eksperti: Vartësit nuk do i

Një urdhër i Vladimir Putin për të goditur Ukrainën ose Perëndimin me armë bërthamore do të injorohej nga komandantët e tij të lartë, ka thënë një gazetar i lartë investigativ.

Shumë zyrtarë kryesorë ushtarakë dhe të sigurisë, si dhe miq të oligarkëve besojnë se Putini është duke vdekur ose është i sëmurë rëndë, tha Christo Grozev, i cili është një ekspert për çështjet ruse.

Sipas tij, duke besuar se Putini mund të vdiste së shpejti, rrethi i tij i brendshëm nuk do të rrezikonte të shkonte përpara një ekuivalenti modern të gjyqeve të Nurembergut. Për këtë arsye ata nuk do ti bindeshin urdhrit të Putinit, pohoi zoti Grozev.

Presidenti rus vendosi forcat bërthamore të Moskës në gatishmëri të lartë menjëherë pas  pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, duke rritur frikën se mund të shtypte butonin e kuq.

Dhe në mes të rritjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën, Putini ka bërë disa kërcënime, duke thënë se ato mund të përdoren nëse cenohet ekzistenca e Rusisë.

Bota berthamore Putin Rusi