Bota30 Qershor 2022, 15:05

Rreziku rus/ NATO nxjerr hartën e dislokimit të trupave në Lindje, Shqipëria dërgon forca në Bullgari

Shkruar nga Pamfleti
Rreziku rus/ NATO nxjerr hartën e dislokimit të trupave në

Në Samitin e NATO-s në Madridit, Rusia u etiketua si kërcënimi më i madh ndaj paqes dhe sigurisë, pas luftës që ka hapur në Ukrainë.

Vendet e NATO-s vendosën të rrisin numrin e trupave ushtarakë në Evropën Lindore dhe numrin e forcave të gadishmërisë së lartë, duke e çuar numrin në 40,000  trupa.

Është bërë me dije nga informacione zyrtare, se Forcat e Armatosura Shqiptare do të dërgojnë për herë të parë 1650 trupa ushtarakë me mision në Bullgari.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter  një postim grafik,  ku shkruan se në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë, NATO ka përforcuar prezencën e saj mbrojtëse në pjesën  lindore të Aleancës më shumë trupa, avionë dhe anije luftarake.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, së shpejti do të bëhen publike edhe detaje të tjera në lidhje natyrën e misionit të ri të ndërmarrë .

Bota NATO Trupa ushtarake