Bota21 Dhjetor 2022, 10:10

Rrëzime nga urat dhe semaforët/ Festa kthehet në tragjedi në Argjentinë, plagosen 18 persona

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzime nga urat dhe semaforët/ Festa kthehet në tragjedi në

Fitorja e Argjentinës ka bërë që mbi 4 milionë njerëz të derdhen në rrugët e Buenos Aires.

36 vite pritje ishin shumë për një komb që kaq shumë e dashuron futbolli, por kjo ekstazë e madhe u kthye në problem, me ekipin që e kishte të pamundur të depërtonte deri në qendër pasi të gjithë rrugët ishin të bllokuara, kjo bërë që Messi dhe pjesa tjetër e ekipit përfaqësues të evakuoheshin me helikopter për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Festa e madhe nuk kaloi pa pasoja pasi sipas mediave lokale, të paktën 18 persona mbetën të plagosur, 6 prej tyre përfunduan në spital. Pjesa më e madhe e të dëmtuarave ishin persona që u rrëzuan nga pemë, apo semaforë ku ishin ngjitur.

Incidentet më spektakolarë erdhën nga dy persona që u hodhën nga ura për tu bashkuar me ekipin mbi autobusin e hapur, por gabuan shënjestër duke u përplasur në tokë.

Bota Argjentinë festë te plagosur Tragjedi