Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Pezë, Tiranë. Mësohet se, një 17-vjeçare është rrëzuar nga biçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nuk dihen mirë rrethanat e ngjarjes së rëndë, por dëmtimet që ka marrë vajza gjatë rrëzimit kanë qenë fatale.
“Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.
Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.“- thuhet në njoftimin e policisë.