Bota26 Mars 2022, 19:32

“Rrëzoni Putinin nga pushteti, ai është diktator”, Kremlini i përgjigjet Bidenit: Këtë nuk e vendos ti!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti amerikan Joe Biden, ka mbajtur fjalën e tij nga Varshava në mbështetje të Ukrainës. Nga atje ai e ka quajtur presidentin rus diktator dhe sipas tij, Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Putini është diktator, ai nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Biden.

Madje ai e ka quajtur atë një gënjeshtar, një kriminel dhe cinik, akuza të cilat tashmë janë të përsëritura nga Biden.

Lidhur me deklaratën e Biden, se Putin duhet rrëzuar nga pushteti, ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas tij, se kush qeveris në Moskë, e vendosin qytetarët rusë.

Kush qeveris në Moskë nuk është diçka që e vendos Biden. Është vetëm një zgjedhje e qytetarëve të Federatës Ruse”, tha Dmitry Peskov.


smile

Bota Biden Putin Rusia Ukraina