Aktualitet27 Janar 2019, 10:35

Rriten dyshimet, Meta njeriu i Moskës në Tiranë, mediat ruse glorifikojnë figurën e presidentit, SHBA e vendosur “t&#

Shkruar nga Pamfleti
Rriten dyshimet, Meta njeriu i Moskës në Tiranë, mediat ruse

Rriten dyshimet, Meta njeriu i Moskës në Tiranë, mediat ruse glorifikojnë figurën e presidentit, SHBA e vendosur "t'ju presë krahët"

Ndërtimi i bazës ushtarake të Kuçovës ka shqetësuar jo vetëm shtetet Ballkanike, por dhe Moskën. Vizita e gjeneralit të NATO në Tiranë nuk ka kaluar në heshtje nga mediat ruse, të cilat kanë shkruar mbi ndërtimin e bazës në Kuçovë. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” në gjuhën italiane, ka bërë një artikull për vizitën e tij në Tiranë, por ajo që bie më shumë në sy në shkrim është hapësira që i është dhënë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Titulli i artikullit është: “Presidenti i Shqipërisë mirëpret ndërtimin e bazës së NATO”.

Po ashtu shkrimi nis me deklaratat e Metës dhe më poshtë citohet fjala e tij. “Ndërtimi i bazës së parë ajrore të NATO-s në Shqipëri do të sjellë investime strategjike dhe do të angazhojë më tepër Shqipërinë në Aleancën Atlantike, tha presidenti i vendit Ilir Meta”, thuhet në artikull. Në fund përmendet pak nga fjala e gjeneralit në konferencën për shtyp, po pa futur asnjë sinkron. Pra duket qartë se më shumë është glorifikuar takimi me kreun e shtetit sesa ngrija e bazës apo fjala e gjeneralit të NATO. Por pse ndodh kjo?

Sputnik është agjenci lajmesh ruse. Media ndërkombëtare shprehen se ajo është organ i Kremlinit. Ajo ka qendra në disa vende të botës dhe operon në rreth 30 gjuhë mes të cilave dhe ajo italiane. “Selia e Sputnik ndodhet në Moskë. Degët rajonale janë të vendosura në vendet kryesore të botës: SHBA (Uashington), Kinë (Pekin), Francë (Paris), Gjermani (Berlin), Egjipt (Kairo) dhe Mbretëria e Bashkuar (Londër dhe Edinburg)”, thuhet në faqen që ka publikuar lajmin për bazën e NATO. Pyetja që shtrohet është se përse rusët vlerësojnë kaq shumë presidentin shqiptar?, shkruan “Sot”. Kohët e fundit Meta është bërë shumë protagonist duke dalë shumë hapur kundër SHBA për çështjen e Kosovës.

Vetë Trump ka mbështetur gjetjen e gjuhës së përbashkët Thaçi-Vuçiç, ndërsa Meta me Berishën kanë dalë hapur kundër. Po ashtu artikulohet se Presidenti po tenton destabilitet në rajon, i cili u shërben vetëm rusëve. Po ashtu kemi fakte konkrete se si Luan Rama doli në foto krah Putin dhe vetë Monika Kryemadhi deklaroi kur shpërtheu skandali i lobimeve se nuk ka asgjë të keqe të kesh lidhje me rusët.

NATO goditje ndikimit rus

Mbi vizitën e gjeneralit të NATO në Tiranë, ka reaguar dhe ushtria amerikane. “Stars Stripes”, është gazeta e ushtrisë së SHBA, e cila ka shkruar një artikull mbi vizitën e gjeneralit dhe ngritjen e bazës së NATO. Aty thuhet hapur se qëllimi i kësaj baze është që të dobësohet influenca ruse në Ballkan.

“NATO shton prezencën në Ballkanin Perëndimor, në një rajon ku Rusia dhe Perëndimi janë përfshirë në një betejë për influencë, teksa Shqipëria përgatitet të presë bazën e parë të ushtarake të aleancës në rajon, në vitet në vijim. Zyrtarët ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë shënuan të enjten fazën e parë të projektit 58 milionë dollarë të modernizmit të bazës ajrore të Kuçovës në Shqipërinë qendrore, për të sjellë ambientet e saj në përputhje me standardet e NATO, thanë zyrtarët. Në rolin e komandantit të forcave ajrore të NATOs , Gen. Tod Wolters, i cili është gjithashtu kreu i forcave ajrore amerikane në Evropë, mori pjesë në ceremoninë hapëse në ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë ku foli përkrah ministres shqiptare Olta Xhaçka”, thuhet në artikull, ku shihet qartë ndryshimi i raportimit krahasuar me median ruse. Madje, gazeta e ushtrisë amerikane nuk e përmend fare presidentin Meta.

“Rajoni është në fakt një fushëbetejë influence mes Perëndimit dhe Rusisë, teksa kjo e fundit ka kritikuar lëvizjet e NATO në zona, duke pretenduar se kërcënojnë sigurinë rajonale”, thuhet më tej në artikull.

Aktualitet Ilir Meta