Ekonomi18 Maj 2022, 17:53

Rritet çmimi i benzinës dhe ulet i naftës, Bordi i Transparencës përcakton kuotat për tregtimin e karburantit

Shkruar nga Pamfleti
Rritet çmimi i benzinës dhe ulet i naftës, Bordi i

Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e benzinës. Sot u mbajt mbledhja e radhës, ku u vendosën çmimet e reja të karburanteve.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me 234 lekë/litri, ndërkohë deri tani ishte 237 lekë për litër. Benzina do të shitet me 237 lekë për litër, nga 234 lekë/litri që ishte deri tani. Çmimi i gazit do të mbete i pa ndryshuar, 90 lekë ëpr litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Ekonomi #benzina #bordi gazi nafta