Sport30 Dhjetor 2022, 17:45

Rritet frikshëm vlera e Myrto Uzunit që pas transferimit në Spanjë, sulmuesi i kombëtares shqiptare në vend të dytë në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti
Rritet frikshëm vlera e Myrto Uzunit që pas transferimit në

Rritet frikshëm vlera e Myrto Uzunit që pas transferimit në Spanjë, sulmuesi i kombëtares shqiptare në vend të dytë në Spanjë

Myrto Uzuni ka njohur një rritje të frikshme në aspektin futbollistik që pas transferimit të tij në Spanjë. Sulmuesi kuqezi po shkëlqen në Segunda Division. Paraqitjet pozitive kanë rënë edhe në sytë e të huajve, teksa tashmë është shndërruar në objektiv të merkatos së dimrit. Beratasi është lojtari i dytë më i shtrenjtë në ligën e dytë spanjolle.

Vendin e parë e mban De Frutos, teksa kartoni i tij vlen 8 milionë euro. Ndërsa pas tij renditet pikërisht lojtari ynë me 6 milionë euro. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Uzunit, ku ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar. Në këtë sezon futbollistik ai ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje që është aktivizuar.

Sport Myrto Uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare