Ekonomi 1 Qershor 2022, 16:40

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës dhe i benzinës, nuk ndryshon vlera e gazit

Shkruar nga Pamfleti
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës dhe i benzinës, nuk

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Me vendimin e sotëm ka një rritje të ndjeshme të naftës, e cila nga 239 lekë për litër, do të shitet me 248 lekë për litër.

Benzina do të shitet me 244 lekë për litër, nga 237 lekë për litër që tregtohej. Ndërsa Gazi nuk ndryshon, i cili mbete 90 lek për litër.

Vendimet e bordit

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Ekonomi #benzina gazi karburant nafta