Bota20 Shtator 2022, 18:21

Rritet numri i infektimeve me Covid-19, 114 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Shkruar nga Pamfleti
Rritet numri i infektimeve me Covid-19, 114 raste të reja dhe asnjë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit ka pasur, 114 raste të reja me covid-19 dhe asnjë humbje jete. Shifrat kanë pësuar rritje krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan vetëm 18 raste të reja.

Sipas MSH, janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 114

Të shëruar në 24 orë 128

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 842

Testime totale 1,975,712

Raste pozitive 330,569

Raste të shëruara 326,129

Raste Aktive 851

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 430

Shkodër 101

Elbasan 75

Fier 54

Vlorë 54

Durrës 34

 

Berat 24

Gjirokastër 24

Korçë 19

Dibër 18

Lezhë 17

Kukës 1

Covid-19 #Ditore COVID-19 Rastet