Kosova 1 Tetor 2022, 12:16

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë, çdo ditë e më shumë po rritet.

Të shtunën tetë raste të reja me koronavirus janë shënuar, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, infektimet janë regjistruar nga 110 testime të kryera.

MSH-ja kosovare ka bërë të ditur se asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht është 29 në tërë Kosovën.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 30 persona.

Prishtine COVID-19 ministria e Shëndetësisë e Kosovës Prishtine

Kosova