Nëntëmbëdhjetë fëmijë, një mësuese dhe një grua janë vrarë në një shkollë fillore në Teksas, nga një 18-vjeçar që më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Mediat e huaja kanë identifikuar autorin dhe bëhet fjalë për Salvador Romos, student në shkollën e mesme Uvalde. Viktimat besohet se janë mes moshave 7 deri në 11 vjeç.
Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.
Pak kohë pas kishte ndodhur ngjarja e rëndë, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, konfirmoi vdekjen e 14 fëmijëve dhe një mësuesi si pasojë e të shtënave, por numri i viktimave të kësaj masakre është rritur me kalimin e orëve, 21 të vdekur ku 19 prej tyre janë fëmijë.
Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.
Dyshohet se adoleshenti ka qëlluar gjyshen e tij më herët para se të kryente aktin e rëndë.
Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se sulmuesi, të cilin ai e quajti si Salvador Ramos, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr “të tmerrshëm, në mënyrë të pakuptueshme”.
Salvador Ramos ishte emri 18-vjeçari i armatosur që ka marrë jetën e 21 personave, mes tyre 19 fëmijë në shkollën fillore të Uvalde në Teksas. Ramos, një ish student mbërriti i vetëm me makinë para shkollës.
Më pas braktisi automjetin dhe hyri në shkollë me pistoletë duke qëlluar. Sipas raportimeve, Ramos u vra nga policia që ndërhynte. Para se të vritej, dyshohet se plagosi dy oficerë. Para se të hynte në shkollë, dyshohet se ka qëlluar edhe gjyshen e tij, 66 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje kritike në spital.