Ekonomi 5 Prill 2022, 16:54

Rritet sërish çmimi i karburanteve, Bordi i Transparencës përcakton nivelet e reja të shitjes së naftës, gazit dhe benzin

Shkruar nga Pamfleti
Rritet sërish çmimi i karburanteve, Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja për karburantet. Një litër naftë do të shitet 233 Lekë/litri. Një litër benzinë do të shitet 209 Lekë, ndërsa një litër gaz 115 Lekë.

Nëse krahasojmë shifrat me vendimin e 2 prillit, rezulton se kemi një rritje të çmimit të naftës nga 226 Lekë në 233 Lekë për litër. Benzina nga 208 Lekë/litër ka shkuar në 209 Lekë/litër. Ndërsa gazi është rritur nga 114 Lekë për litër në 115 Lekë për litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 5 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin;

197 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për benzinën

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin;

209 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Ekonomi gaz karburant nafta