Politike28 Qershor 2022, 14:34

Rritja e çmimeve, Berisha: 340 milionë euro plus ka fituar qeveria nga TVSH-ja

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimeve, Berisha: 340 milionë euro plus ka fituar qeveria

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka përfituar 340 milionë euro më shumë nga TVSH-ja pas rritjes së çmimeve.

Sipas tij qytetarëve shqiptarë po u ngushtohet laku që u ka vendosur Edi Rama me çmimet.

“Të dhëna shumë të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro më shumë. Dhe jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim, të themi gjysmën e tyre, por përkundrazi, ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kemi një qeveri pa moral që merr vendime sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz.

Tani është vërsulur mbi biznesin me paketën e re fiskale, për t’i falimentuar masivisht. Pasi u kishte premtuar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë shtim në taksa. Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike. Nuk ka pasur që nga Diktatura deri më sot, një regjim të shkëputur tërësisht nga qytetarët, si kjo qeveri.”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Politike #Berisha #Qeveria Rama 340 milionë euro plus nga TVSH-ja