Aktualitet 1 Korrik 2022, 10:32

Rritja e çmimeve, rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit; qeveria ende pa vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimeve, rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit;

Rritja e çmimeve, rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit; qeveria ende pa vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomike që po kalon vendi si pasojë e rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Përmes një konference për shtyp, Ibrahimaj theksoi se rritja e çmimeve ka sjellë 130 milionë dollarë më shumë në buxhetin e shtetit. Megjithatë, pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka ende një vendim për mbështetjen e kategorive në nevojë.

Shqetësimi kryesor në vend mbetet inflacioni pasi normat kanë ardhur në rritje dhe në muajin maj, shkuan në 6.7%. Rritje të lartë për tre mujorin e parë të 2022-shit ka pësuar edhe niveli i borxhit publik, duke arritur në 69.6% për shkak të përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe ngadalësimit të huamarrjes së brendshme.

“Rritja ekonomike ne tremujorin e parë ishte 5.97%. Ne presim rritje me 3.24% rritje për gjithë vitin. Ka pasur rritje në të gjithë sektorët më e lartë ka qenë tek ndërtimi me mbi 25%, ndjekur më pas nga tregtia. Konsumi i popullatës u rrit me 8.6% dhe përbën peshën kryesore të rritjes ekonomike.

Shqipëria me rritje 5.97% më e lartë se mesatarja e BE që kishte rritje 5.6%. Po ashtu rritja është më e larta në rajon.

Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka çuar në rritje të nivelit të borxhit që për tre mujorin e parë ka arritur në 69.6%. Ngadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021. Shqetësimi kryesor është inflacioni. Në 5 mujorin e parë, inflacioni është 5.2%, kur vetëm në muajin maj arriti në 6.7%

Importet janë rritur në vlerë me mbi 20%, ndërsa janë ulur importet në sasi me 4%. 13 miliardë lekë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

Ekonomia shqiptare për 5 mujorin është rritur paçka rritjes së çmimeve. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç ndërtimit që është reduktuar me 1.6%, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë në total 13.5%: Prodhimi është rritur 8.6%, shërbimet 2.5%, transporti 28.5% dhe tregtia me 50.4%. 130 milionë dollarë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve”, tha Ibrahimaj.

Sa i përket rritjes së çmimeve të karburantit, ministrja e Financave ka paralajmëruar se nuk do të ketë ndryshim të taksimit mbi karburantet. Sipas Ibrahimajt, është politikë e gabuar të ndryshohet taksimi në momente krizash.

Aktualitet ibrahimaj