Politike14 Qershor 2022, 09:58

Rritja e çmimeve, Tabaku: Rrogat janë qesharake, ndërkohë qeveria ofron lugën e propagandës

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimeve, Tabaku: Rrogat janë qesharake, ndërkohë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve në vend për produktet ushqimore dhe karburantet.

Në një postim në rrjetet sociale Tabaku thotë se kush e bën pazarin vetë arrin ta kuptojë se familjet shqiptare janë në kushte mbijetese.

Më tej ajo shprehet se paketa e rezistencës sociale nuk shërbeu për asgjë dhe bëri thirrje që qeveria të ketë në vëmendje shtresën e mesme dhe qytetarët e jo oligarkët.

Tabaku shton se teksa qytetarët kanë rroga qesharake ata përballen të braktisur nga qeveria me varfërinë e lartë dhe inflacionin e frikshëm.

“Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë se sa janë rritur çmimet! I blejmë perimet  më shtrenjtë sepse nafta është 260 lek/litër. Çmimi energjisë ka shkuar në 18 lek/këh kurse subvencionet dhe paketa ndihmëse më e ulëta në rajon! Me rroga qesharake, varfërinë e lartë dhe një inflacion të frikshëm qeveria ofron lugën e propagandës!”, shkruan Tabaku.

Politike #Rritja e çmimeve #Inflacioni i lartë #Tabaku