Bota24 Shtator 2022, 22:50

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, qindra kompani në Gjermani drejt falimentit

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimit të energjisë elektrike, qindra kompani në

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po sjell falimentimin e qindra kompanive në Gjermani.

Deri në gusht, ka shpallur falimentin plot 718 kompani. Por pritet qenë tetor ky numër të rritet me 33 për qind.

“Pas një periudhe të gjatë të shifrave të vogla të kompanive në falimentim, tendenca ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha Steffen Mueller nga IWH.

Shoqata gjermane e biznesit BDI paralajmëroi për një “recesion të madh”. Në një anketë të kryer mes 593 kompanive, më shumë se një e treta e tyre deklaruan se rrezikohen nga falimentimi për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Në shkurt, kur filloi lufta në Ukrainë, një vlerësim të tillë e bënë 23 për qind e tyre.

Grupi i industrisë VKU shprehu gjithashtu shqetësimin, duke paralajmëruar se kompanitë lokale të shërbimeve janë në rrezik të falimentimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe problemeve të mundshme të pagesës së klientëve.

Një sondazh i institucioneve kryesore të kreditit në gusht tregoi se kreditë me probleme në Gjermani do të rriten në 37.6 miliardë euro vitin e ardhshëm, nga 31.9 miliardë këtë vit.

Bota Faliment Gjermani