
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët paralajmërojnë protestë: Sot në orën 12:00 fikni makinat!
Rritja e çmimit të naftës (258 lekë/litër) ka shkaktuar jo pak reagime dhe pakënaqësi dhe tashmë është paralajmëruar edhe protesta e radhës.
Sot në orën 12:00 është bërë thirrja në rrjetet sociale që të gjithë të fikin makinën në çdo qytet ku ndodhen, si shenjë revolte kundër rritjes së çmimit.
“Të japim mesazhin që nuk pranojmë më të nënshtrohemi! Boll pritëm nga politika secili për vete”, shkruhet në mesazh.
Që nga nisja e krizës energjitike e cila është përkeqësuar edhe me luftën në Ukrainë, çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje të konsiderueshme, dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve në fillim të pranverës.
Më pas qeveria krijoi edhe Bordin e Transparencës që supozohet të mbajë nën kontroll çmimet dhe të mos lejojë abuzimet. Megjithatë, pikërisht ky Bord vendosi dje që shqiptarët ta blejnë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët protestojnë dhe ka qenë pikërisht protesta e tyre që ndikoi që qeveria të krijonte Bordin e Transparencës me qëllim që të mbante nën kontroll çmimet, por nuk kanë munguar kritikat,
Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.