“Pamfleti” ka siguruar të dhënat e Kuvendit mbi dietat dhe rimbursimet në vitin 2021 dhe gjatë vitit aktual. Rezulton se nga buxheti i shtetit, çdo muaj shkojnë rreth 4.44 milionë lekë të reja për rimbursimin e karburantit të deputetëve.
Eksperimentet që bën Bordi i Transparencës e kanë renditur Shqipërinë mes 10 vendeve me çmimin më të lartë të karburanteve. Ajo që vihet re është se ka një heshtje totale nga ana e qeverisë dhe po ashtu shumica e deputetëve nuk guxojnë të flasin. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Ata që e pësojnë në këtë mes janë qytetarët e thjeshtë. Çdokush që ka një makinë do të duhet të shkojë vetë te pika e karburanti dhe e pëson mbi kurriz këtë rritje.
Por shumica e deputetëve, sidomos ministrat, nuk e dinë çfarë do të thotë të jesh në dilemë se sa lekë do i hedhësh naftë makinës. Kjo pasi ministrave ja u furnizojnë strukturat e shtetit me taksat e qytetarëve dhe nuk pyesin kurrë nëse ka makina naftë apo sa e ka koston.
Po ashtu e njëjta gjë vlen dhe për deputetët, të cilëve ju rimbursohet karburanti me të cilin lëvizin. Ligji për Statusin e Deputetit ja u jep këtë benefit dhe nga 124 deputetë (hiq ministrat dhe kryetaren me nënkryetarët e Kuvendit), të gjitha kanë marrë rreth 40 mijë lekë të reja çdo muaj për të rimbursuar naftën që kanë harxhuar për të lëvizur. Edhe ata deputetë që hiqen sikur ju “dogj barku” për qytetarët kanë marrë kokërr më kokërr të gjitha paratë.
“Pamfleti” ka siguruar të dhënat e Kuvendit mbi dietat dhe rimbursimet në vitin 2021 dhe gjatë vitit aktual. Rezulton se nga buxheti i shtetit, çdo muaj shkojnë rreth 4.44 milionë lekë të reja për rimbursimin e karburantit të deputetëve. Pra janë afro 45 milionë lekë të vjetra që dalin nga taksat e qytetarëve dhe përdoren për të paguar naftën e deputetëve.
Pothuajse në çdo muaj është e njëjta shifër në bazë të dokumenteve të Kuvendit. Nëse bëjmë një llogaritje vjetore, janë rreth 55 milionë lekë të reja që paguhen në vit për karburantin e deputetëve. Pra, çdo vit, dalin nga arka e shtetit 550 milionë lekë të vjetra që deputetët të mos paguajnë karburant nga xhepi i tyre.
Ajo që vihet re është se asnjë prej deputetëve nuk e ka refuzuar këtë benefit që ju jep ligji. Edhe Sali Berisha ka përfituar çdo muaj rimbursim karburanti. Po ashtu edhe Taulant Balla apo Lulzim Basha.
Pra naftën 261 lekë për litër janë qytetarët ata që e vuajnë në kurriz, pasi deputetët e ministrat lëvizin ditë e natë me makina dhe në fund janë po votuesit ata që paguajnë për karburantin që ata shpenzojnë. /Pamfleti
PËRFITIMET E DEPUTETËVE NË JANAR
PËRFITIMET E DEPUTETËVE NË SHKURT