Bota16 Maj 2022, 13:24

Rritja e rasteve me Covid, krijon panik në Korenë e Veriut; Kim urdhëron ushtrinë të ndihmojnë mjekët

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e rasteve me Covid, krijon panik në Korenë e Veriut; Kim

Rritja e rasteve me Covid, krijon panik në Korenë e Veriut; Kim urdhëron ushtrinë të ndihmojnë mjekët

Lideri koreano-verior ka urdhëruar autoritetet të shpërndajnë pajisje mjekësore dhe barna pasi që një valë e rasteve me Covid-19 ka përfshirë të gjithë vendin.

Sipas mediave të huaja, mbi një milion njerëz janë prekur deri më tani nga Covid-19, gjë të cilën Pyongyang e cilëson “një grip të zakonshëm”.

Nga “ky grip”, rreth 50 njerëz kanë vdekur, por që nuk dihet se sa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo pasi që Koreja Veriore ka limituar kapacitetin e testimeve, kështu që vetëm disa raste janë të konfirmuara.

Koreano-veriorët janë më të ekspozuar ndaj virusit, për shkak të numrit të vogël të vaksinave dhe sistemit të varfër shëndetësor të vendit, dhe në ndërkohë qeveria ka dhënë urdhër për izolimin e gjithë vendit.

Mediat shtetërore thanë se Kim Jong Un udhëhoqi një takim të byrosë kryesore politike këtë vikend ku ai akuzoi zyrtarët e mjekësisë se kanë krijuar ngatërresë në shpërndarjen e pajisjeve mjekësore dhe barnave nga rezerva kombëtare.

Bota Bota COVID-19