Politike 7 Korrik 2022, 14:22

“Rruga e Arbrit” përplas Manjën me Mziun në Kuvend: Ju kërkoni të lini Shqipërinë në bixhoz, siç bëtë me PD!

Shkruar nga Pamfleti
“Rruga e Arbrit” përplas Manjën me Mziun në Kuvend:

Ministri Ulsi Manja, i është përgjigjur deputetit demokrat Xhelal Mziu nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ky i fundit kritikoi qeverinë për rrugën e ‘Arbrit”

Manja me tone të ashpra e ka qujtur Mziun, kukuvajkë që ndjell zi dhe vdekje, pasi ky i fundit tha se rruga e Arbrit është  që merr jetën e të rinjve.

“Si dibran jam i bindur se çdo dibran distanciohet nga fjalori i Mziut. E keni humbur të drejtën të përfaqësoni këta qytetarë sepse edhe kur ju dha e drejta të përfaqësoni ata, me 6 mars populli i Dibrës ju dha 5600 vota kundër, por qeveria Rama ju dha një komoditet se vinit në Dibër 6 herë në ditë.

Na bërë edhe një dëm atje, se duke ardhur 7 herë në ditë u mësove të hash lokaleve të Dibrës siç ishte mësuar në Kamëz si Be. Qeveria Rama dhe kolegen që kam në krah Dibra ka fat ti ketë. Jo vetëm rrugën e Arbrit, por do të shohësh një ndryshim thelbësor, në Mat, Dibër, Peshkopi etj. Këto kam për ty dhe gjithë kukuvajkat e tjera se ju kërkoni që me 3 shtata siç keni lënë në bixhoz PD të lini edhe Shqipërinë.”, tha ai.

Ndërkohë ai i është kthyer ashpër edhe deputetes Dhurata Çupi, pasi kjo e fundit tha se Dibra është një nga vendet e varfra të Shqipërisë.

“Zonja Çupi mos bërtit. Qetësohu, rri aty e kam me Xhelalin. Një njeri që i këndon vetëm vdekjes kukuvajkë është. Një njeri që ndjell zi ashtu quhet.”, tha ministri.

Politike ‘Rruga e Arbërit’ manja Mziu